Aktualitet

Aksident me vdekje në Berat, makina përplas të moshuarin

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. 

3 Gusht 2023, 22:34 Nga I.A
Aksident me vdekje në Berat, makina përplas të moshuarin
Foto ilustruese

BERAT- Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat. Mësohet se në Moravë një makinë ka përplasur për vdekje të një moshuar me inicialet A.A. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. 

Njoftimi i Policisë:

Berat/Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në vendin e quajtur “Stan”, Moravë, një automjet që drejtohej nga shtetasi G.Z, ka aksidentuar shtetasin A.A., 75 vjeç, këmbësor. 75-vjeçari pasi u transportua në Spital, humbi jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

aksident ne berat

Sondazh

Poll