Aktualitet

Sherr me thikë në Shëngjin, 1 person i plagosur

Mësohet se disa të rinj janë zënë me njëri-tjetrin në zonën e quajtur Kune.

3 Gusht 2023, 21:19 Nga I.A

Sherr me thikë në Shëngjin, 1 person i plagosur

SHËNGJIN- Një sherr ka ndodhur pasdoten e sotme në Shëngjin. Mësohet se disa persona janë zënë me njëri-tjetrin në zonën e quajtur Kune. Nga sherri një person ka mbetur i plagosur me thikë dhe është dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.

Personi i plagosur është turist nga Kosova dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendngjarje ka shkuar policia, ndërkohë që nuk dihet nëse janë identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes. 

sherr ne kune

Sondazh

Poll