Aktualitet

Operacioni 'Parts 13'/ Shisnin kanabis me doza, arrestohen 2 persona në Vlorë

Po ashtu u sekuestrua 126 doza kanabis, një peshore si dhe dy celularë.

2 Gusht 2023, 17:24 Nga I.A
Operacioni 'Parts 13'/ Shisnin kanabis me doza, arrestohen 2 persona
Foto ilustruese

VLORË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë për trafikim kanabisi. Mësohet se në pranga kanë rënë 32-vjeçari me iniciale E.I si dhe 22-vjeçari me iniciale M.I. Këta dy persona u kapën duke shitur kanabis të ndarë në doza në disa pjesë të qytetit. Po ashtu u sekuestrua 126 doza kanabis, një peshore si dhe dy celularë.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 13”, goditen 2 raste të tjera të shitjes në doza, të lëndës narkotike cannabis sativa. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në 126 doza të gatshme për shitje, një peshore elektronike, një shumë parash e përfituar nga shitja e dozave, si dhe 2 celularë. Arrestohen 2 shtetas që u kapën në flagrancë teksa i shitnin dozat, në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në qytete dhe në zonat bregdetare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 13”, si rezultat i të cilit u konstatuan dhe u goditën 2 raste të tjera në këtë fushë. Për këto 2 raste, u kapën në flagrancë teksa shitnin në lagje të ndryshme të qytetit, dhe u arrestuan shtetasit: - E. I., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa e ndarë në 110 doza; - M. I., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa e ndarë në 16 doza. Dozat e lëndës narkotike, së bashku me një peshore elektronike, një shumë parash të përfituar nga shitja e dozave dhe 2 celularë, që iu gjetën 2 shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

parts 13

Sondazh

Poll