Bota

'Kjo është vetëm maja e ajsbergut'/ RAPORTI i prokurorisë ukrainase: Rusia ka kryer rreth 100,000 krime lufte

Duke folur për uebsajtin ukrainas Interfax-Ukraine, Yurii Bielousov tha se shumica dërrmuese e krimeve të luftës po hetohen brenda Ukrainës.

2 Gusht 2023, 21:24 Nga a.l
'Kjo është vetëm maja e ajsbergut'/ RAPORTI i
Foto ilustruese

UKRAINË-  Njeriu që drejton hetimet federale të Ukrainës për krimet e luftës thotë se ekipi i tij ka regjistruar 98,000 shkelje nga forcat ruse që nga fillimi i luftës. Duke folur për uebsajtin ukrainas Interfax-Ukraine, Yurii Bielousov tha se shumica dërrmuese e krimeve të luftës po hetohen brenda Ukrainës.

“Fajtorët e këtyre krimeve do të dënohen gjithashtu në Ukrainë. Vetëm 1%, ose edhe më pak, do të ndiqen penalisht nga partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha ai.

Bielousov bëri gjithashtu një përmbledhje për numrin e civilëve ukrainas të vrarë në 8 muajt e fundit, e cila rezulton në 10,749 të vrarë, duke përfshirë 499 fëmijë, por paralajmëroi se këto shifra janë vetëm maja e ajsbergut.

“Kur ne de-okupojmë territoret tona, shifrat do të rriten shumë herë, dhe ndoshta dhjetëra herë. Unë mendoj se vetëm në Mariupol do të ketë dhjetëra mijëra të vdekur", tha ai.

Ukraina krijoi një departament të specializuar që shqyrton krimet e luftës nga Rusia në vitin 2019, me qëllim që të hetojë incidentet e dyshuara në Krime dhe rajonin e Donbasit.  Por pushtimi në shkallë të plotë i Rusisë në shkurt 2022 detyroi një rishikim në mënyrën se si Ukraina e shikon krimin e luftës në shkallë, me një sistem specifik kombëtar të ndjekjes penale për krimet e luftës tani në punë. 

lufta ukraine-rusi yurii bielousov

Sondazh

Poll