Aktualitet

Pallati furnizohej në mënyrë të paligjshme, OSSH ndërpret energjinë elektrike

Kjo pasi pallati furnizohej me energji elektrike në mënyrë të paligjshme.  

2 Gusht 2023, 15:52 Nga I.A
Pallati furnizohej në mënyrë të paligjshme, OSSH
Foto Ilustruese

LEZHË- Një pallat në Shëngjin të Lezhës i është ndërprerë energjia elektrike ditën e sotme. Kjo pasi pallati furnizohej me energji elektrike në mënyrë të paligjshme. Bëhet fjalë për një pallat shumëkatësh në zonën bregdetare, i cili kishte bërë lidhje energjie të paligjshme.

Njoftimi i OSHEE-së:

Një pallat shumëkatësh në Shëngjin të Lezhës ishte lidhur në mënyrë ta paligjshme me energjinë elektrike, dhe ndaj subjektit privat u mor masa administrative dhe kallëzim penal. Vijojnë kontrollet e strukturave të OSSH kundër abuzuesve të energjisë elektrike, me qëllim vendosjen e rendit ligjor dhe formalizimin e mëtejshëm të sektorit. Nën drejtimin e Drejtorisë Rajonale OSSH Shkodër, në bashkëpunim me Departamentin e Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve, kanë zbuluar dhe proceduar në polici subjektin privat, pasi vidhte energji elektrike në zonën e Shëngjinit. Nga kontrollet e ushtruara u konstatua një objekt banimi (pallat shumëkatësh), i cili ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me rrjetin elektrik të OSSH, duke shkaktuar dëm ekonomik ndaj shoqërisë si dhe vepër penale, bazuar mbi kodin. Rasti u ndoq në prezencë të uniformave blu, duke ia kaluar më tej për veprime ligjore organeve kompetente. OSSH i bën thirrje abonentëve të distancohen nga abuzimi me energjinë elektrike dhe të denoncojnë çdo rast.

Sondazh

Poll