Aktualitet

Vrau një person dhe u zhduk pa gjurmë që nga 1997, arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Torino

Shqiptari i paidentifikuar me emër nga mediat italiane, ishte dënuar nga gjykata e Tiranës me mbi 13 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

2 Gusht 2023, 12:23 Nga k.m.
Vrau një person dhe u zhduk pa gjurmë që nga 1997, arrestohet
Foto ilustruese

ITALI- Është arrestuar në Torino, një 45-vjeçar shqiptar, i dënuar me mbi 13 vite burg për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje. Sipas mediave italiane, shqiptari i paidentifikuar me emër nga mediat italiane, ishte dënuar nga gjykata e Tiranës me mbi 13 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

“Ekzekutimi i masës shtrënguese përbën epilogun e hetimeve të kryera edhe në nivel ndërkombëtar, falë aktiviteteve specifike të kryera nga shërbimi i bashkëpunimit ndërkombëtar policor të drejtorisë qendrore të policisë kriminale, në lidhje të ngushtë me palën policore shqiptare,“- shkruhet nga Komisariati i Torinos.

Shqiptari ka kryer një vrasje në vitin 1997 dhe që nga ajo ngjarje kishte humbur gjurmët. Derisa u kap sot në Torino.

torino

Sondazh

Poll