Aktualitet

Aksident në Elbasan, makina përplas shpërndarësin e picave me motor

Motoristi është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

1 Gusht 2023, 22:32 Nga I.A

Aksident në Elbasan, makina përplas shpërndarësin e picave

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se një makinë ka përplasur shpërndarësin e picave me motor në qendër të qytetit. Motoristi është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë që drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes me shpejtësi. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.

aksident ne elbasan

Sondazh

Poll