Aktualitet

Dhuna barbare në Hamallaj, Gjykata e Durrësit merr vendimin, familja Kaçi pajiset me urdhër mbrojtjeje

Pas dhunës së dy ditëve më parë, kryefamiljari Pjetër Kaçi ka bërë kërkesë në Gjykatë për urdhër mbrojtje me pretendimin se mes dy familjeve ka tension.

1 Gusht 2023, 20:55 Nga I.A
Dhuna barbare në Hamallaj, Gjykata e Durrësit merr vendimin, familja
Te dhunuarit

FUSHË KRUJË- Gjykata e Durrësit ka lëshuar urdhër mbrojtje ditën e sotme për familjen Kaçi në Hamallaj, e cila u dhunuar dy ditë më parë nga shoferi i kryeparlamentares Lindita Nikolla. Pas dhunës së dy ditëve më parë, kryefamiljari Pjetër Kaçi ka bërë kërkesë në Gjykatë për urdhër mbrojtje me pretendimin se mes dy familjeve ka tension. Gjykata e ka pranuar kërkesën dhe ka lëshuar urdhin e mbrojtjes për familjen Kaçi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Hamallaj të Durrësit, ku mes personave të përfshirë është ish- punonjësi i Gardës së Republikës, Martin Nikolli i cili ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit. Ish-inspektori i Gardës së Republikës dhe pjesëtari i Grupit të Shoqërimit (nënoficer Sigurie) të Kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla, Martin Nikolla u arrestua nga policia e Durrësit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi rezultoi se me të afërm të tij dhunoi me shkopa bejsbolli dhe qëlloi me armë gjatë konfliktit një 80-vjeçar dhe tre djemtë e tij. Nga kjo ngjarje mbetën të lënduar i moshuari Pjetër Kaçi dhe bijtë e tij Paulin, Kastriot dhe Sajmir Kaçi. Pas ngjarjes, policia shoqëroi të gjithë pjesëmarrësit në sherr. Më tej, Ministria e Brendshme vendosi shkarkimin nga detyra të 50-vjeçarit Martin Nikolli, ndërsa në orët e vona të pasdites iu komunikua arrestimi.

martin nikolla martin nikolla dhunon familjen kaci

Sondazh

Poll