Sport

Tragjike, tifozi qëllohet me plumb në kokë në stadium!

Një tifoz 32-vjeçar i Lanos ka humbur jetën nga një plumb në kokë, pas një sherri mes tifozëve të së njëjtës skuadër.

1 Gusht 2023, 11:30 Nga DOSJA
Tragjike, tifozi qëllohet me plumb në kokë në stadium!

ARGJENTINE - Një tjetër tifoz i vdekur çon në zi futbollin e Argjentinës, pasi të hënën (31/7) humbi jetën një tifoz 32-vjeçar i Lanus.

Megjithatë, këtë herë vdekja erdhi nga një tifoz i të njëjtës skuadër. Shkak është bërë lufta civile që ka shpërthyer mes dy klubeve më të mëdha në Lanos, ku gjërat kanë dalë jashtë kontrollit para ndeshjes me Barakas Central.

Gjatë incidenteve një prej tifozëve ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në kokë 32-vjeçarin.

Burri u dërgua menjëherë në spital ku edhe përkundër përpjekjeve që bënë mjekët nuk arritën ta mbanin në jetë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll