Art&Argëtim

VIDEO/ Këngëtares greke i ndodh e papritura, pengohet dhe bie nga skena gjatë performancës

Të gjithë të pranishmit “ngrinë”, koncerti u ndal dhe menjëherë të gjithë vrapuan për ta ndihmuar.

31 Korrik 2023, 13:54 Nga f.i
VIDEO/ Këngëtares greke i ndodh e papritura, pengohet dhe bie nga
Bessy Argyraki

GREQI- Këngëtarja e njohur greke Bessy Argyraki është aksidentuar gjatë koncertit të saj në plazhin e Agia Triada, në Selanik, raportojnë mediat greke.

Të gjithë të pranishmit “ngrinë”, koncerti u ndal dhe menjëherë të gjithë vrapuan për ta ndihmuar.

Argyraki është dërguar në një klinikë private për t'i dhënë ndihmën e parë, pas aksidentit që pati gjatë koncertit të saj dhe mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

bessy argyraki greqi

Sondazh

Poll