Aktualitet

Arrest për 34-vjeçarin në Ersekë/ “Tapë” në timon, manovra dhe kundërshti ndaj policëve

Edhe pse është larguar, ai është arritur që të ndalohet nga efektivët e Policisë së Shtetit, por është ndaluar dhe më pas ka kundërshtuar me forcë uniformat blu.

30 Korrik 2023, 17:44 Nga k.m.
Arrest për 34-vjeçarin në Ersekë/ “Tapë”
Foto ilustruese

ERSEKË- Një 34-vjeçari është vënë në pranga, pasi duke drejtuar makinën në qytetin e Ersekës, ka refuzuar t’i ndalojë patrullës së Policisë së Shtetit. Edhe pse është larguar, ai është arritur që të ndalohet nga efektivët e Policisë së Shtetit, por është ndaluar dhe më pas ka kundërshtuar me forcë uniformat blu. Pasi iu bë testi i alkoolit, rezultoi se i riu po i jepte mjetit nën ndikimin e alkoolit.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Korçë-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 34 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi duke drejtuar automjetin, në qytetin e Ersekës, nuk i është bindur shenjës së punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi duke kryer manovra në rrugë. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë ndaluar drejtuesin e automjetit, i cili gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë. Pas testit të alkoolit rezultoi se 34-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

erseke

Sondazh

Poll