Aktualitet

I bleu 3 pasaporta dhe 1 patentë false/ Agjenti i infiltruar zbuloi bazën e falsifikimit të dokumenteve në Korçë, kishin "larmishmëri" në produkte

Prokuroria e Korçës arrestoi Daniel Moravën dhe Guri Pejon, por në pranga kanë përfunduar edhe 3 bashkëpunëtorët e tyre, të identifikuar si: Thanas Sholla, Besnik Dine dhe Artur Rakipi.

30 Korrik 2023, 16:28 Nga k.m.
I bleu 3 pasaporta dhe 1 patentë false/ Agjenti i infiltruar zbuloi
Foto ilustruese

KORÇË- Një agjent i infiltruar në Policinë e Korçës ka zbuluar bazën e falsifikimit të pasaportave britanike, amerikane dhe dokumentave. Që prej muajit mars 2023, agjenti ka porositur dokumenta të ndryshëm duke i nxjerrë edhe zbuluar. Gazetari Elton Qyno shkruan për "OraNews" se në muajin qershor 2023, Prokuroria e Korçës arrestoi Daniel Moravën dhe Guri Pejon, por në pranga kanë përfunduar edhe 3 bashkëpunëtorët e tyre, të identifikuar si: Thanas Sholla, Besnik Dine dhe Artur Rakipi.

Në datat 12, 21 dhe 22 Mars, agjenti i infiltruar ka kryer blerje të personat që merreshin me falsifikimin e dokumenteve; ndërsa më 31 maj ka marrë një patentë, po ashtu e falsifikuar. 

Sipas dosjes hetimore Besnik Dine ishte ai që siguronte personat që kërkonin mjete identifikimi të falsifikuara dhe luante rolin e ndërmjetësit; merrte të dhënat e "klientëve" dhe më pas u dorëzonte dokumentet. Me përpunimin e dokumenteve merrej Thanas Sholla, i cili përdorte printera dhe skandera me cilësi të lartë dhe me ngjyra.

Baza në qytetin e Korçës u zbulua falë hetimeve të kryera pas zbulimit të një rasti në aeroportin e Rinasit, ku një grua tentoi të kalonte kufirin, duke përdorur një vizë diplomatike të falsifikuar.

korce prokuroria e korces thanas sholla besnik dine

Sondazh

Poll