Sport

“Bomba” pothuajse ka shpërthyer! Mediat angleze zbulojnë se Harry Kane do të nënshkruajë për Bayern Munich të hënën...

Sulmuesi i Tottenham dhe kapiteni i kombëtares së Anglisë, Harry Kane, duhet të përfundojë të hënën transferimin te Bayern Munich, raportojnë mediat angleze.

30 Korrik 2023, 19:01 Nga DOSJA
“Bomba” pothuajse ka shpërthyer! Mediat angleze zbulojnë

ANGLI - Nesër në Mynih do të zhvillohet një takim kyç mes drejtuesve të Tottenhamit dhe Bayernit dhe nëse gjithçka shkon ashtu siç shpresojnë, Harry Kane do të bëhet lojtari i ri i klubit të famshëm gjerman.

Kapiteni i Anglisë është një objektiv prioritar i gjigantëve gjermanë në këtë afat kalimtar. Bayern është i vendosur për të forcuar linjën e tyre sulmuese dhe është këmbëngulës për të marrë golashënuesin me përvojë të Tottenham. 

Londinezët kanë refuzuar tashmë dy oferta për Kane, e fundit ishte rreth 70 milionë paundë, por ata pritet të bien dakord për një marrëveshje në takimin e nesërm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll