Bota

Zjarr dhe shi në Itali/ Mattarella: Jemi në 'luftë' me ndryshimet klimatike

Duke iu referuar ndërhyrjeve për të rivendosur ekuilibrin hidrogjeologjik të vendit të tij, Mattarella gjithashtu theksoi se duhet të ketë një ndërgjegjësim sa nuk është ende vonë.

27 Korrik 2023, 17:10 Nga a.l
Zjarr dhe shi në Itali/ Mattarella: Jemi në 'luftë' me
Sergio Mattarella

ITALI- Presidenti i Italisë, Sergio Matarrella ka komentuar fenomenin ekstrem të motit që ka pushtuar prej disa ditësh vendin, me vatra masive zjarri në Jug dhe përmbytje në Veri. Në një takim me gazetarët ai tha se ky fenomen ndodh si pasojë e ndryshimeve klimatike që duhet të luftohet. 

"Imazhet e tmerrshme të ngjarjeve ekstreme të motit që kanë prekur shumë pjesë të Italisë ditët e fundit të lidhura me pasojat e ndryshimeve klimatikejanë të tilla që shumë diskutime mbi shkaqet e tyre duken të habitshme", tha Mattarella. 

Duke iu referuar ndërhyrjeve për të rivendosur ekuilibrin hidrogjeologjik të vendit të tij, Mattarella gjithashtu theksoi se duhet të ketë një ndërgjegjësim sa nuk është ende vonë, shkruan Ansa.it

“Duhet ndihmë e menjëhershme dhe duhet ta bëjmë të gjithë territorin italian të sigurt”, theksoi ai, duke iu referuar indirekt problemeve kronike si shpyllëzimi, pastrimi i pamjaftueshëm i lumenjve dhe nevoja për të forcuar parandalimin e zjarreve.     

sergio mattarella

Sondazh

Poll