Bota

'Epoka e vlimit global'/ Shefi i OKB-së: Ky është vetëm fillimi, duhet të merren masa URGJENTE!

Përballë pasojave “tragjike”, ai përsëriti thirrjen e tij për veprim të shpejtë dhe të gjerë, duke synuar edhe një herë sektorin e karburanteve fosile.

27 Korrik 2023, 17:25 Nga a.l
'Epoka e vlimit global'/ Shefi i OKB-së: Ky është
Antonio Gutteres

Shefi i OKB-së Antonio Guterres bën thirrje për veprim të menjëhershëm radikal ndaj ndryshimeve klimatike, duke thënë se temperaturat rekord të korrikut tregojnë se Toka ka kaluar nga një fazë ngrohjeje në një "epokë të vlimit global".

"Për të gjithë planetin, është një fatkeqësi. Ndryshimi i klimës është këtu. Është e frikshme. Dhe është vetëm fillimi. Epoka e ngrohjes globale ka përfunduar; ka ardhur epoka e vlimit global", tha ai. 

Ndikimet ekstreme të ndryshimit të klimës kanë qenë në përputhje me parashikimet dhe paralajmërimet e përsëritura të shkencëtarëve, tha Guterres, duke shtuar se e vetmja surprizë është shpejtësia e ndryshimit, shkruajnë mediat e huaja. 

Përballë pasojave “tragjike”, ai përsëriti thirrjen e tij për veprim të shpejtë dhe të gjerë, duke synuar edhe një herë sektorin e karburanteve fosile.

antonio gutteres

Sondazh

Poll