Bota

Shefi i EULEX-it: Të papranueshme kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë

Barbano shprehet se ata tashmë janë përfaqësuese të Policisë së Kosovës.

25 Korrik 2023, 21:05 Nga f.i
Shefi i EULEX-it: Të papranueshme kërcënimet ndaj policëve
Giovanni Pietro Barbano

KOSOVË- 72 policë të rinj nga komuniteti joshumicë, përfshirë 45 nga komuniteti serb, pas konkursit të shpallur nga Policia e Kosovës në fillim të këtij muaji, shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano e ka cilësuar si të papranueshëm çdo lloj kërcënimi apo frikësimi ndaj tyre.

Barbano me anë të një postimi në Twitter ka shprehur shqetësimin lidhur me raportimet se policët e rinj nga komuniteti serb janë përballur me kërcënime dhe shprehet se ata tashmë janë përfaqësuese të Policisë së Kosovës.

“Jam shumë i shqetësuar nga raportimet e mediave lidhur me mesazhet kërcënuese kundër policëve të rinj të Kosovës nga komunitetet joshumicë. Çdo lloj frikësimi është i papranueshëm dhe theksoj rëndësinë që Policia e Kosovës reflekton dhe ajo përfaqëson tërë popullsinë e Kosovës”, -ka shkruar ai në llogarinë e tij.

eulex tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll