Bota

Tragjedia ku humbën jetën dy pilotët! Gazetarja greke shpërthen në lot: Pa ‘live’ rrëzimin e avionit zjarrfikës

25 Korrik 2023, 22:03 Nga f.i
Tragjedia ku humbën jetën dy pilotët! Gazetarja greke
gazetarja Eleni Bouga

GREQI- Gazetarja greke Eleni Bouga ishte në transmetim live edhe në momentin kur avioni u ul të fikte flakët e më pas humbi orientimin dhe u rrëzua, raporton Protothema.

Ndërsa raportonte mbi tragjedinë e ndodhur në Karysto të Greqisë ku humbën jetën 2 pilotë, gazetarja e ERT, ka shpërthyer në lot. Videoja tronditëse kap momentin kur Canadair “godet” një pemë me krahun e djathtë dhe bie në tokë.

“Ne ishim duke filmuar për të marrë plane, kur pamë që avioni humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, duke shpërthyer më pas në flakë. Nuk po u besonim dot syve në ato momente”,- tha ajo.

zjarret ne greqi rrezohet helikopteri ne greqi

Sondazh

Poll