Shqipëria mbetet vendi me pagën dhe fuqinë blerëse më të ulët në Europë
Foto ilustruese Shqipëria vazhdon të jetë vendi me pagën më të ulët minimale në Europë (pa Kosovën) edhe ...
Kësaj takse u nënshtrohen të gjitha subjektet, që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera dhe për kryeqytetin ajo është sa 8% e vlerës së shijes.

Shtimi i ndërtimeve në kryeqytet së bashku me shtrenjtimin e çmimeve të apartamenteve i kanë sjellë indirekt përmes taksave rreth 44% të të gjitha të ardhurave të veta që Bashkia mbledh në një vit nga taksat e tarifat.
Sipas të dhënave nga Co-Plan, të ardhurat nga “Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja” (TNI), për Bashkinë e Tiranës ishin 7.4 miliardë lekë, ose rreth 70 milionë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.
Kësaj takse u nënshtrohen të gjitha subjektet, që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera dhe për kryeqytetin ajo është sa 8% e vlerës së shijes.
Që prej vitit 2018, taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja ka sjellë mbi 40% të të ardhurave totale të veta të bashkisë, nga 17-25% që luhatej në vitet e mëparshme, duke e lënë kryeqytetin të varur nga lejet e ndërtimit për sigurimin e pjesës më të madhe të fondeve të veta.
Rritja e lartë e të ardhurave nga kjo taksë është e lidhur drejtpërdrejt me shtimin e lejeve të ndërtimit vitet e fundit, por edhe shtrenjtimin e ndjeshëm të çmimeve të apartamenteve.
Sipas INSTAT, në vitin 2022, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit për banesa në kryeqytet ishte 1.8 milionë metra katror, duke shënuar një nivel historik rekord, me rritje 25.7% nga viti i kaluar (shiko grafikun: Sipërfaqja e banesave sipas lejeve të ndërtimit të miratuara, Tiranë). Kjo sipërfaqe përbën rreth 85% të totalit të dhënë nga bashkia për 2022-n.
Në Tiranë po ndërtohet me ritme shumë më të larta në krahasim me rajonet e tjera të vendit. Sipas Ci-Plan, nga rreth 10.1 miliardë lekë të ardhura nga TNI, rreth 73% e tyre është mbledhur në Bashkinë e Tiranës.
Përjashtuar të ardhurat e arkëtuara nga Bashkia e Tiranës, 60 bashkitë e tjera në vend mblodhën rreth 2.7 miliardë lekë nga TNI, në rritje me rreth 26% në terma vjetorë.
Co_plan thekson se nga një anë, TNI ka kontribuar pozitivisht në rritjen e të ardhurave në buxhetin vendor, nga ana tjetër, i vendos ato në një pozicion sfidues për ofrimin e infrastrukturave të nevojshme publike, të cilat gjithashtu kërkojnë financime si në zhvillim fillestar, ashtu dhe në mirëmbajtje të vazhdueshme, duke rritur presionin për shërbime infrastrukturore për bashkitë.
Vrulli i ndërtimeve pritet të vijojë në Tiranë
Bazuar në projektbuxhetin e bashkisë për vitin 2013, ky vrull i ndërtimeve pritet të vijojë. Në vitin 2023, nga ky zë Bashkia parashikon të arkëtojë 5.6 miliardë lekë të ardhura, që përbën 34% të totalit të të ardhurave të veta të Bashkisë, duke e bërë institucionin menaxhues të kryeqytetit tepër të varur nga lejet e ndërtimit, për sigurimin e të ardhurave të veta.
Në krahasim me parashikimin e 2022-it, (që ishte 4.8 miliardë lekë) nga ky zë pritet të arkëtohen rreth 16% të ardhura më shumë, ndërkohë që pritshmëria faktike e 2022-t është 6.5 miliardë lekë, një tregues se këtë vit Bashkia ka dhënë leje përtej parashikimeve.
Edhe në 2024 dhe 2025, vrulli i ndërtimeve pritet të vazhdojë, teksa Bashkia parashikon rreth 6.2 miliardë lekë të ardhura për secilin vit.
Nga i siguron Bashkia të ardhurat e tjera
Në vitin 2022, Bashkia Tiranë mbledhur gjithsej vetë nga taksat dhe tarifat (pa përfshirë transfertat e kushtëzuara dhe taksat e ndara), rreth 16.9 miliardë lekë (gati 160 milionë euro), me një rritje prej 2.6% me bazë vjetore.
Pas taksës së ndërtimeve të reja në infrastrukturë, zëri i dytë që i sjell më shumë të ardhura bashisë është “tarifa administrative ”(vertetime, licenca, gjoba, qira, menaxhimi i aseteve, mencat etj.), me 16% të totalit, e ndjekur nga Tarifat e pastrimit dhe gjelbërimit (13.6%), Taksa mbi pasurine e paluajtshme (13.5%), Tarifat per zenien e hapesires publike (5.2%).
Në total, së bashku me fondet e kushtëzuara dhe të pakushtëzuara që merr nga qeveria qendrore dhe taksat e ndara (Regjistrimi automjeteve dhe renta mineraret; Taksa e transferimit të drejtave të pronësisë), Bashkia kishte në dispozicion 27 miliardë lekë në vitin 2022 (rreth 250 milionë euro), me një rritje prej 4.6% me bazë vjetore.
Bashkia Tiranë është e vetmja që arrin të sigurojë mbi 60% të të ardhurave nga taksat dhe tarifat që mbledh vetë, ndërsa Bashkitë e tjera varen në rreth 60-70% nga transfertat buxhetore./MONITOR
Foto ilustruese Shqipëria vazhdon të jetë vendi me pagën më të ulët minimale në Europë (pa Kosovën) edhe ...
Shqipëria duhet që të hedhë disa hapa që lidhen me sigurinë e saj energjetike, klimën dhe rritjen ekonomike. Komisioni Eko...
Fluksi i aplikimeve për azil ka rënë ndjeshëm në muajt e parë të këtij viti, në tendencë të kundër...
Temperaturat ekstreme me të cilat po përballen disa vende këtë verë, përfshirë këtu vendin tonë sjellin edhe nj&e...
Çrregullimet mendore po përparojnë më shpejtësi në popullatën shqiptare, por fenomeni pësoi rritje të shpejt&eu...
Foto ilustruese Edhe pse monedhat e huaja e kanë nisur javën me një rritje të lehtë kundrejt lekut, ato sërish janë zhvl...
inflacioni TIRANE- Inflacioni bazë ra për të katërtin muaj radhazi në qershor, por ngelet ende ndjeshëm sipër nivelit t...
Dogana Një sistem i ri i doganave i kontrollit të riskut do analizoje rrezikun para nisjes se mallrave dhe do të ulë kohën e zhdog...
Përdorimi i shërbimeve celulare nga shqiptarët pësoi përsëri rënie në tremujorin e parë të këtij viti. ...
Mbyllja e çdo sporteli të kadastrës shtetërore prej 3 Korrikut dhe ofrimi i shërbimit vetëm online nëpërmjet e-Alban...