Ekonomi

Doganat, sistem i ri për riskun e transportit të mallrave në rrugë detare, vlerësimi do bëhet përpara mbërritjes

Ky sistem është mundësuar pas firmosjes së marrëveshjes për Projektin pilot mbi “ASYHUB”, falë të cilit do të kryhet “Përpunimi Para-Mbërritjes dhe Para-Nisjes i Ngarkesave Detare” dhe shkëmbimi dixhital B2G (Business-to- Government), financuar nga Home Office e Mbretërisë së Bashkuar.

24 Korrik 2023, 13:50 Nga A.B
Doganat, sistem i ri për riskun e transportit të mallrave në
Dogana

Një sistem i ri i doganave i kontrollit të riskut do analizoje rrezikun para nisjes se mallrave dhe do të ulë kohën e zhdoganimit dhe lehtësojë lëvizjen e mallrave në rrugë detare.

Ndërsa sistemi i riskut mbetet po i njëjtë – jeshile, e verdhë e kuqe, vlerësimi i riskut do të fillojë që përpara mbërritjes së mallit.

Si rrjedhojë, bizneset që kalojnë sistemin e riskut me jeshile, do të mund të lirojnë menjëherë pas mbërritjes mallrat e zhdoganuara, duke shkurtuar në këtë mënyrë kohen e qëndrimit dhe të përpunimit të deklaratës.

Ky sistem është mundësuar pas firmosjes së marrëveshjes për Projektin pilot mbi “ASYHUB”, falë të cilit do të kryhet “Përpunimi Para-Mbërritjes dhe Para-Nisjes i Ngarkesave Detare” dhe shkëmbimi dixhital B2G (Business-to- Government), financuar nga Home Office e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas burimeve nga Dogana shqiptare ky sistem mundëson kontroll më të shpejtë dhe lehtësi për bizneset:

-Njësia e Kontrollit të Portit do të jenë në gjendje të kryejë vlerësimin e riskut dhe të përpunojnë të dhënat paraprake të ngarkesave me synimin për të menaxhuar në mënyrë më efektive lëvizjen ndërkufitare të mallrave të rrezikshme dhe/ose të paligjshme, të përgatisin vendimin e çlirimit përpara se mallrat të mbërrijnë në portin e hyrjes/portit të daljes, duke mundësuar kështu lirimin e mallrave të zhdoganuara menjëherë pas mbërritjes.

-Do të aktivizohet shkëmbimi automatik i të dhënave ndërmjet ofruesve të të dhënave të anijeve dhe Administratës Doganore Shqiptare

-Shkëmbimin e informacionit në lidhje me zhdoganimin e anijeve, zhdoganimin e ngarkesave dhe zhdoganimin e mallrave. Automatizimi i procesit te analizës së rrezikut

-Mundësimi i agjentëve të transportit detar dhe Administratës Doganore Shqiptare për të fituar akses dixhital në informacionin e avancuar të ngarkesave

-Automatizon më tej proceset e mbërritjes, prezantimit dhe ruajtjes së përkohshme (Hyrja), Dalja

-Mundëson përpunimin para mbërritjes, dhe përpunimin para nisjes.

Përfitimet nga përdorimi i këtij sistemi do te jene:

Rritja e lehtësimit të tregtisë dhe sigurimi i çlirimit më të shpejtë të mallrave
Reduktimi i barrës administrative për ofruesit e të dhënave të anijeve
Përmirësimi i menaxhimit te riskut, sigurisë dhe mbledhjes se të ardhurave./MONITOR

dogana

Sondazh

Poll