Ekonomi

UNECE: Shqipëria të diversifikojë miksin energjetik, mundësitë që mund të shfrytëzojë

Komisioni Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara(UNECE) teksa ka bërë një vlerësim të përgjithshëm të alternativave të menaxhimit të qëndrueshëm dhe tranzicionit të Shqipërisë ka nënvizuar se një nga elementët që duhet të mbahet parasysh është diversifikimi i miksit energjetik.

25 Korrik 2023, 13:41 Nga A.B

UNECE: Shqipëria të diversifikojë miksin energjetik,

Shqipëria duhet që të hedhë disa hapa që lidhen me sigurinë e saj energjetike, klimën dhe rritjen ekonomike.

Komisioni Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara(UNECE) teksa ka bërë një vlerësim të përgjithshëm të alternativave të menaxhimit të qëndrueshëm dhe tranzicionit të Shqipërisë ka nënvizuar se një nga elementët që duhet të mbahet parasysh është diversifikimi i miksit energjetik. Në studimin e një prej zyrtarëve për çështjet ekonomike të UNECE thuhet se:

“Menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve është thelbësor për sigurinë energjetike të Shqipërisë, qëndrueshmërinë klimatike dhe rritjen e saj ekonomike Shqipëria duhet të diversifikojë miksin e saj energjetik, të përmirësojë eficiencën e saj energjetike, të shfrytëzojë potencialin e saj të energjisë së rinovueshme, të zhvillojë lëndët e para kritike të saj dhe të tejkalojë barrierat institucionale, rregullatore dhe financiare. Po kështu mund të përfitojë nga adoptimi i disa zgjidhjeve të papritura por fizibël që mund të krijojnë përfitime ekonomike, sociale për grupe dhe rajone të ndryshme në Shqipëri” thuhet në studim.

I njëjti dokument nënvizon se Shqipëria ka burime të konsiderueshme energjie dhe minerale që mund të kontribuojnë në të ardhurat e saj kombëtare dhe zhvillim por një nga sfidat me të cilat përballet ajo është rritja e prodhimit të energjisë dhe mineraleve në të njëjtën kohë me reduktimin e emetimeve.

Shqipëria ka disa mundësi për zhvillimin e burimeve të saj të energjisë dhe burimeve minerare në një mënyrë të qëndrueshme. Mund të adoptojë zgjidhje novatore për t’u adresuar sfidat dhe shfrytëzojë mundësitë për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve” nënvizon studimi.

Por cilat janë mundësitë që sjell në vëmendje ky studim.

Së pari vlerësohet se përdorimi i algave për prodhimin e biokarburanteve dhe bioplastika që mund të zëvendësojnë lëndët djegëse fosile dhe plastikën me bazë nafte duke reduktuar emetimet dhe mbetjet

Po kështu zhvillimi i energjisë gjeotermale nga puset e braktisura të naftës dhe gazit që mund ofrojnë një alternativë me karbon të ulët për ngrohje dhe prodhimin e energjisë elektrike

Së treti vlerësohet se riciklimi i mbetjeve të minerare në materiale ndërtimi, plehrat dhe metale mund të reduktojnë ndikimet mjedisore dhe shëndetësore të mbetjeve minerare, mund të shtojnë vlerë dhe të zgjasin ciklin jetësor të burimeve minerare./MONITOR

energjia

Sondazh

Poll