Bota

Zjarret në të gjithë Siçilinë, mbyllet aeroporti, humb jetën një 88-vjeçare

Aeroporti i kryeqytetit sicilian njoftoi në mediat sociale se do të jetë i mbyllur deri në orën 11 të së martës. Fluturimet e planifikuara do të jenë subjekt i anulimeve dhe vonesave. 

25 Korrik 2023, 10:03 Nga m.s
Zjarret në të gjithë Siçilinë, mbyllet aeroporti,
zjarret ne Sicili

ITALI- Në Palermo është një situatë e rënduar nga zjarret, ndërsa mediat italiane kanë raportuar edhe për viktima. Në qytet është ngritiur alarmi. Aeroporti i kryeqytetit sicilian njoftoi në mediat sociale se do të jetë i mbyllur deri në orën 11 të së martës. Fluturimet e planifikuara do të jenë subjekt i anulimeve dhe vonesave, shkruajnë mediat italiane.

Zjarrfikësit janë të angazhuar në operacionet e shuarjes së zjarrit. Rreth 1500 njerëz u evakuuan. Flakët arritën edhe në autostradën A29 Palermo-Mazara dhe nyjet Villagrazia di Carini dhe Cinisi u mbyllën. 

Të hënën, Mbrojtja Civile zbuloi 43 shpërthime në të gjithë Siçilinë. Në ishull janë regjistruar temperatura rekord. Në Priolo, në zonën e Sirakuzës, si dhe në Katania, termometri arriti në 47.6 gradë. 

Në zonën e San Martino delle Scale, në zonën e Palermos, një grua 88-vjeçare, Rita Gaetana Pillitteri, humbi jetën , pasi punonjësit e shëndetësisë, për shkak të zjarreve, nuk mundën t'i vinin në ndihmë. "Ne e dinim se sot do të ishte dita më e ngarkuar. Kemi një situatë në të cilën era shton temperaturat e larta", tha kryeministrja Giorgia Meloni.

palermo aeroporti fluturime

Sondazh

Poll