Bota

Breshëri dëmton aeroplanin që u ngrit nga Malpensa, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente, pasagjerët nuk pësuan dëmtime

Një stuhi breshëri dëmtoi rëndë një aeroplan që u ngrit nga Aeroporti Milan Malpensa, dhe ishte nisur për në Nju Jork, duke i detyruar pilotët të bëjnë një ulje emergjente në aeroportin Fiumicino.

25 Korrik 2023, 09:36 Nga m.s
Breshëri dëmton aeroplanin që u ngrit nga Malpensa, piloti
avioni

ITALI- Një stuhi breshëri dëmtoi rëndë një aeroplan që u ngrit nga Aeroporti Milan Malpensa, dhe ishte nisur për në Nju Jork, duke i detyruar pilotët të bëjnë një ulje emergjente në aeroportin Fiumicino. Boeing 767-300 i Delta Airlines pësoi dëmtime në turbinën e motorit dhe krahun në disa vende, menjëherë pas ngritjes, pasi u përball me kushte të rënda atmosferike.

Frika gjatë fluturimit

Sipas një postimi të lëshuar nga linja ajrore amerikane, avioni pësoi disa dëmtime gjatë motit të keq, i cili po shqyrtohet nga ekipi lokal i mirëmbajtjes, shkruajnë mediat italiane.

Tragjedia e shmangur

Duke marrë parasysh pjesët e dëmtuara të aeroplanit, manovra emergjente u krye në mënyrë të shkëlqyer nga pilotët e Delta-s, duke shmangur një katastrofë.

itali aeroporti milan malpensa

Sondazh

Poll