Bota

Kulmi i sezonit, Greqia nën pushtetin e flakëve! Shpërthime aktive në ditën e tetë në Rodos

Në Rodos po operojnë 266 zjarrfikës, 55 automjete dhe 7 mjete ajrore. Forcat zjarrfikëse pritet të përforcohen me 16 zjarrfikës të tjerë dhe 8 mjete të cilat pritet të mbërrijnë në ishull në orën 10:00 dhe të shtojnë forcat ekzistuese.

25 Korrik 2023, 08:55 Nga m.s
Kulmi i sezonit, Greqia nën pushtetin e flakëve! Shpërthime
forcat zjarrfikese ne Greqi

GREQI- Aktualisht po vijon beteja me shpërthimet e shumta në frontet e zjarrit në Rodos, Karystos dhe Korfuz. Në frontin e Karystos pati një riaktivizim të një vatre zjarrit të madhe në Platanistos. Për këtë arsye, para orës dy të mëngjesit u dërgua një mesazh për banorët që të evakuoheshin në Karystos. Herët në mëngjes, tre avionë po vijojnë betejën me flakët e zjarrit. Po kështu në ndihmë u kanë ardhur edhe 93 zjarrfikës me tre grupe këmbësore dhe 32 automjete, shkruan "Protothema".

Në mbrëmje, për shkak të zjarrit janë evakuuar edhe vendbanimet Platis Jalos dhe Agioi, ndërsa mëngjesin e djeshëm është kërkuar evakuimi i vendbanimeve Livadi dhe Kastri. Në të njëjtën kohë, në Rodos po operojnë 266 zjarrfikës, 55 automjete dhe 7 mjete ajrore. Forcat zjarrfikëse pritet të përforcohen me 16 zjarrfikës të tjerë dhe 8 mjete të cilat pritet të mbërrijnë në ishull në orën 10:00 dhe të shtojnë forcat ekzistuese.

Sipas zjarrfikësve, ndërkohë që zjarri ishte nën kontroll, në zonën e Vatit ka pasur një riaktivizim vatre zjarri. Forcat zjarrfikëse po punonin në orët e mbrëmjes në kushte veçanërisht të pafavorshme moti, për shkak të erërave të forta që po frynin në ishull, ndërsa mëngjesin e djeshëm pati një riaktivizim në zonën e Asklipeio, duke shkaktuar dëme në banesa. Forcat tokësore u përballën me fronte aktive gjatë gjithë mbrëmjes në Gennadi dhe fshatin Vati si dhe rreth fshatrave Malonas dhe Massari.

Dje është kërkuar evakuimi i zonave të Gennadi, Vati, Malonas, Massari dhe Kalathos përmes mesazheve të dërguara banorëve. Lidhur me zjarrin e rënë pardje në Dervenaki të Akaisë, edhe pse ka pasur shpërthime, deri më tani, siç bëjnë me dije nga zjarrfikëset, po merren me shuarjen e flakëve, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë vendbanim të rrezikuar. Vendi i vështirë ku digjet zjarri vështirëson forcat tokësore.

Njëkohësisht, njësitë zjarrfikëse kanë arritur të frenojnë zjarret që kanë rënë pasditen e djeshme në Agia Triada të Tebës dhe në Kontodespoti të Psachno të Evisë. Sipas informacioneve të zjarrfikësve, në 24 orët e fundit janë shënuar 63 zjarre të reja në pyje, shumica e të cilave janë trajtuar në fazën fillestare.

Siç bëhet me dije nga zjarrfikëset, zyrat vendore të hetimit, si dhe Divizionet e Drejtorisë së Krimeve të Zjarrvënësve (D.A.E.E.) po hetojnë shkaqet e zjarreve.

greqi zjarre

Sondazh

Poll