Sport

Mauro Icardi firmos kontratën e re deri në 2026!

Sulmuesi argjentinas sipas mediave turke ka firmosur një kontratë trevjeçare me klubin turk ku u huazua sezonin e kaluar nga PSG tek Galatasaray.

24 Korrik 2023, 08:30 Nga DOSJA
Mauro Icardi firmos kontratën e re deri në 2026!

TURQI - Transferimet vazhdojnë te Galatasaray, i cili ka nisur të... çmendë njerëzit me lëvizjet e tij këtë verë! Pas njoftimit të Cedric Bakabu, radhën e ka pasur Mauro Icardi, i cili sipas mediave të shumta vendase ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2026.

Nënshkrimi i marrëveshjes ishte e vetmja gjë që pritej për përfundimin e kalimit të tij te Gallata, pasi klubi prej kohësh ka arritur marrëveshjen me Paris Saint-Germain për shumën prej dhjetë milionë eurosh!

Tani mbetet vetëm pjesa formale me njoftimin e sulmuesit argjentinas, përpara se të ndiqet nga homologu i Wilfried Zaha që thuhet se ka rënë dakord për gjithçka me klubin turk.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll