Sport

VIDEO/ Kapiteni Di Lorenzo i Napolit, rinovon kontratën deri në vitin 2029…

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka njoftuar një marrëveshje me kapitenin e klubit, Giovanni Di Lorenzo për një kontratë të re gjashtëvjeçare.

23 Korrik 2023, 19:28 Nga DOSJA

VIDEO/ Kapiteni Di Lorenzo i Napolit, rinovon kontratën deri në vitin

ITALI - Giovanni Di Lorenzo mund të mos ketë “shkëlqyer” në kampionatin e Napolit, si Victor Osimen dhe Kvitsa Kvaratshelia, por ishte një lider i vërtetë. Mbrojtësi i djathtë italian dha maksimumin për suksesin historik të Partenopeit, me të cilët do të nënshkruajë kontratë... përjetë!

Siç zbuloi publikisht presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis, në një event ekipor, të dyja palët kanë bashkuar duart për një kontratë të re gjashtëvjeçare, deri në verën e vitit 2029.

“Ne po punojmë për ju, për shembull kapiteni ynë ka rinovuar deri në vitin 2029”,- tha ‘i forti’ i Napolit, të cilit Di Lorenzo iu përgjigj: “Nuk e prisja që ta shpallje sonte. Do të doja t'ju falënderoja për njohjen, do të thotë shumë për mua. Më pas, dua të falënderoj bashkëlojtarët e mi. Arrita të rinovoj sepse të gjithë jemi një ekip, nuk luaj vetëm”.

Napolitanët e blenë mbrojtësin 29-vjeçar në verën e vitit 2019 nga Empoli për rreth 10 milionë euro. Mbrojtësi ndërkombëtar italian ka 184 ndeshje me Napolin, 13 gola, 28 asistime, ku festoi kupën në vitin e tij të parë dhe sezonin e kaluar ngriti Scudetton si kapiten.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll