Përlotet në emision, poezia e ndjerë e babait të Ergi Dinit kushtuar djalit: Pasha njat Zot, Bir, çohu!
15 Tetor 2019, 19:10Nga DOSJA
Ajo është një këngëtare e dashur për publikun, për zërin dhe shpirtin artistik që ka. Pak kohë më parë Barbana Dini ishte në studion e Rudina Magjistarit në Tv Klan për të prezantuar këngën e saj të re “Libri Dashnis” duke u rikthyer pas 5 vitesh me një videoklip të ri.
Por po atë ditë, në emisionin “Rudina”, ajo lajmëroi që në ditën e lindjes së vëllait të saj, Ergi Dini, do të nxjerrë një këngë të lënë përgjysëm nga ai, e cila ishte menduar që të ishte bashkëpunim me të motrën.
Pas 3 vitesh, Barbana Dini e ka përmbushur amanetin e vëllait te saj, duke bërë të mundur që sot në ditën e lindjes së tij të prezantojë këngën në bashkëpunim me vëllain e saj të ndjerë. Sot, në studion e emisionit “Rudina”, ishte e shoqëruar nga heroi i saj, siç ajo e konsideron të atin, z.Dashamir Dini.
Dhimbjen dhe mungesën e Ergit, Dashamir Dini ka vendosur ta hedhë në letër. Ai ka shkruar një poezi për të dhe çdo fjalë e saj është dhimbje shpirti.
“Poezia është një mënyrë komunikimi shumë e veçantë por që të shkarkon shpirtin dhe vepron më mirë se proza dhe çdo zhaner tjetër për të transmetuar atë që ndjen. Sepse figuracioni i pasuron mundësitë dhe mjetet shprehëse janë më të gjera në poezi. Unë kam shkruar shumë poezi, por që nga ikja e tij unë nuk kam shkruar më poezi vetëm prej Ergit. Shkruaj vetëm njëherë në vit për ditëlindjen e tij ose momentin e ndarjes. Është e njëjta gjë që më frymëzon, në kuptimin e asaj që të shkarkoj diçka dhe me e mbajt marrëdhënien me të”.
Poezia që babai i tij shkroi një vit më parë, për 24-vjetorin e ditëlindjes së Ergit:
Më 15 Tetor 1994 lindi Ergi Dini, këngëtari i talentuar, i cili u nda nga jeta më 21 Nëntor 2016 në një aksident tragjik. Sot ai do të festonte ditëlindjen e ti...
PRISHTINË – Reperja shqiptare Tayna, ka lançuar këngën e saj më të re , të quajtur ‘Sicko’.Projekti i saj më i fundit është një këngë dashurie, teks...
SHANGAI – Georgina Rodriguez, është dhe partnerja e super futbollistit Cristiano Ronaldo.Bukuroshja spanjolle, ka qënë e ftuar në një eviniment të organizuar në...
TIRANË- DJ i njohur Vin Veli bëri bujë në media pas përhapjes së lajmeve se ishte arrestuar nga policia. I ftuar në emisionin Ditë e Re, Vin Veli sqaroi të...
MOSKË – Alina Yakupova, është emri i bukuroshes 6-vjeçare e cila është shpallur si vajza më e bukur në botë për vitin 2019.Vogëlushja ruse ka nisur ...
BRINDISI – Deputeti socialist Fate Velaj , i cili njihet gjithashtu edhe si piktor, fotograf, eseist, kurator dhe projektues, ka publikuar koleksionin e tij të ...
TIRANË– Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ka publikuar së fundmi një foto në rrjetet sociale. E veshur me koleksionin e dizajneres italiane Alberta Ferreti...
HOLANDË – Një histori e pazakontë vjen nga Holanda, ku është zbuluar se një familje e përbërë nga 7 përsona, kishte pothuajse 9 vite që jetonte në bo...
TIRANË – Këngëtari i njohur për publikun shqiptar Mateus Frroku, i dha fund lidhjes së tij 9-vjeçare muajin e fundit të vitit që lamë pas. Pavarësis...