Art&Argëtim

‘Ti je drita jem kur në jetë gjithcka o’ terr’/ Tayna në një lidhje? Kush është djali që i mori zemrën dhe i dedik

15 Tetor 2019, 18:35 Nga DOSJA
‘Ti je drita jem kur në jetë gjithcka o’ terr’/

PRISHTINË – Reperja shqiptare Tayna, ka lançuar këngën e saj më të re , të quajtur ‘Sicko’.

Projekti i saj më i fundit është një këngë dashurie, teksti i së cilës është i shkruar nga vetë këngëtarja.

Fakti që reperja i shkruan vetë tekstet e këngëve të saj, hedh dyshimet se ajo i’a dedikon këtë këngë partnerit të saj.

Deri tani, Tayna nuk ka konfirmuar se është në një lidhje, por ajo as nuk i ka mohuar ndonjëherë zërat për një marrëdhënie të mundshme dashurie në jetën e saj.

Titulli i këngës mendohet të jetë një pseudonim, që ajo i ka vendosur të dashurit të saj.

“Ti je drita jem kur në jetë gjithcka o’ terr”, është një pjesë e tekstit, që të shtyn dhe më shumë të mendosh se për shkrimin e kësaj këngë, Tayna është ndikuar nga ndjenjat e saj për partnerin e mundshëm.

Ndërkohë pak kohë më parë, në emisionin ‘Thumb’ , rivalja e saj Arta Memedi, ka hedhur disa dyshime  , ku thotë se partneri i Taynës është Rinor Hykolli, dhe se ajo i’a dedikon atij këngët e dashurisë.

Arta e pyetur në intervistën e saj ka thënë se Rinori e ka tradhëtuar atë me Taynën, në kohën kur u bë menaxheri i artistes.

“Mendoj se iniciatori mund të jetë edhe Rinori për shkak se pas ndarjes sonë ka tentuar me u bashku, ka bërë tentativat e veta por unë jam larguar sepse nuk mund të vazhdoja kur njeriu me të cilin unë kam punuar i ka dhënë hapësirë dikujt tjetër. Rinori më ka tradhëtuar nga ana profesionale dhe personale me Taynan. Meshkujt, ndodh tradhtojnë. Por tradhtia nga ana profesionale më ka prekur më shumë”  , – është shprehur reperja maqedonase Arta Memedi.

Arta e pyetur më parë, në intervistën e saj ka thënë se Rinori e ka tradhëtuar atë me Taynën, në kohën kur u bë menaxheri i artistes.

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz rinor hykolli sicko tayna rinor hykolli sicko tayna

Sondazh

Poll