Aktualitet

Hoxha humbi statusin i penduar, mbajti rezerva për disa ekzekutime, SPAK bashkëpunim me Skerdi Tasen

Prokurorët kanë marrë dëshmitë e Skerdi Tases, i cili thuhet se dhënë detaje thelbësore dhe mjaft të rëndësishme për krime të rënda të ndodhura kohët e fundit në Elbasan.

22 Korrik 2023, 15:38 Nga DOSJA
Hoxha humbi statusin i penduar, mbajti rezerva për disa ekzekutime, SPAK
foto ilustruese

TIRANË- SPAK ka vendosur ti japë statusin e bashkëpunëtorit, një tjetër anëtari të grupit kriminal, konkretisht Skerdi Tases, pas ndërprerjes së marrëveshjes së bashkëpunimit me Henrik Hoxhaj, mikun e Nuredin Dumanit. Henrik Hoxha dhe Nuredin Dumani zbardhen 18 ngjarje të rënda kriminale, që çoi në realizimin e operacionit “Plumbi i Artë”. Prokurorët ndërkohë kanë marrë dëshmitë e Skerdi Tases, i cili thuhet se dhënë detaje thelbësore dhe mjaft të rëndësishme për krime të rënda të ndodhura kohët e fundit në Elbasan.

Pas më shumë se një viti hetimesh, prokurorët kishin dalë në konkkuzionin se Henrik Hoxha nuk kishte rrëfyer të gjithë të vërtetën. Burimet shtojnë se për krime të caktuara, ai kishte fshehur fakte vendimtare, në përpjekje për të shpëtuar urdhëruesit e atentateve. Ndodhur në këto kushte, është vendosur që me të, të ndërpritej çdo bashkëpunim.

Dëshmitë e Skerdi Tases, provë e fortë

Dëshmitë e tij konsiderohen si provë e fortë dhe janë në harmoni edhe më rrëfimet e të penduarit tjetër, Nuredin Dumani, ndaj prokurorët mendojnë se i vlejnë më shumë hetimit dhe provimit të akuzave ndaj anëtarëve të grupeve kriminale. Edhe më herët Skerdi Tase kishte shprehur në gjykatë vullnetin për bashkëpunim. 

Pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme i hoqi statusin e të penduarit Henrik Hoxhajt, i cili pranoi të bashkëpunonte pas arrestimit, duke zbardhur disa ngjarje kryesisht vrasje ku kishte marrë pjesë edhe Nuredin Dumani.

Prokurorja e çështjes parashtroi në Gjykatë, kërkesën për ndërprerjen e bashkëpunimit, me argumentin se pas analizimit të fakteve ka provuar se Henrik Hoxha nuk i ka treguar të gjitha, duke mbajtur edhe disa rezerva.

 

 

Sondazh

Poll