Aktualitet

U futën për t’u larë në liqenin e Banjës, por s'dolën të gjallë! Këta janë 4 personat që u mbytën në Gramsh

Katër anëtarët e familjes Zogu u nxorën të pajetë nga palombarët pas 90 minutash kërkime.

22 Korrik 2023, 13:32 Nga A.B
U futën për t’u larë në liqenin e Banjës, por
Viktimat

TIRANË- Personat në foto janë viktimat të cilët mbrëmjen e kaluar u mbytën në liqenin e Banjës në Gramsh. Bëhet fjalë për Arben Zogu 46 vjeç, bashkë me dy djemtë e tij, Ruben dhe Esti Zogu dhe nipin, Melsi Zogu, 20 vjeç.

Ata ishin futur për t’u larë në liqen, por nuk dolën të gjallë më prej tij. Katër anëtarët e familjes Zogu u nxorën të pajetë nga palombarët pas 90 minutash kërkime. Sipas shefit të zjarrfikëses, por edhe banorëve të zonës, dyshohet se personat kanë mbytur njëri tjetrin në tentativë për të shpëtuar.

Banorët thonë se në liqen ka gropa të mëdhaja dhe nëse nuk di not rrezikon jetën./Dosja.al

tragjedia ne gramsh

Sondazh

Poll