Aktualitet

Konflikt mes dy vëllezërve në Durrës, goditet me sende të forta 32-vjeçari

Arrestohet në flagrancë shtetasi B. S., 35 vjeç, banues në Gosë, Rrogozhinë.

22 Korrik 2023, 13:19 Nga A.B
Konflikt mes dy vëllezërve në Durrës, goditet me sende
Policia

DURRËS- Policia ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit mes dy vëllezërve në Durrës. Arrestohet në flagrancë shtetasi B. S., 35 vjeç, banues në Gosë, Rrogozhinë. Ky shtetas, gjatë konfliktit për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë vëllanë e tij, shtetasin N. S., 32 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e konfliktit mes dy vëllezërve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pasi kanë marrë njoftim se dy vëllezër po konfliktoheshin në banesë, kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit mes tyre, duke arrestuar në flagrancë shtetasin B. S., 35 vjeç, banues në Gosë, Rrogozhinë.

Ky shtetas, gjatë konfliktit për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë vëllanë e tij, shtetasin N. S., 32 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

durres

Sondazh

Poll