Aktualitet

Dhunoi bashkëjetuesen shtatzënë duke i shkaktuar asaj abort, arrestohet 56-vjeçari në Maliq

Arif Myftarago është vënë në pranga pasi i ka shkaktuar abort partneres së tij, e cila ishte 2 muajshe shtatzënë. 

22 Korrik 2023, 12:27 Nga A.B
Dhunoi bashkëjetuesen shtatzënë duke i shkaktuar asaj abort,
Policia

KORÇË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku një 56-vjeçar ka dhunuar barbarish bashkëjetuesen e tij. Arif Myftarago është vënë në pranga pasi i ka shkaktuar abort partneres së tij, e cila ishte 2 muajshe shtatzënë. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 56 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi dyshohet se ka goditur me shkelm në bark, bashkëjetuesen e tij e cila për pasojë ka abortuar fetusin 2-muajsh dhe ndodhet në maternitetin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

korce

Sondazh

Poll