Aktualitet

Zjarr masiv në një zonë të pyllëzuar në Peshtan të Fierit

Zjarri ka rënë pasditen e sotme dhe është përhapur me shpejtësi duke u favorizuar nga era e fortë, por edhe nga temperaturat e larta në vendin tonë. 

21 Korrik 2023, 16:13 Nga k.m.
Zjarr masiv në një zonë të pyllëzuar në Peshtan
Foto ilustruese

FIER- Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin me pisha dhe dushk në zonën e Peshtanit në Fier. Zjarri ka rënë pasditen e sotme dhe është përhapur me shpejtësi duke u favorizuar nga era e fortë, por edhe nga temperaturat e larta në vendin tonë. 

Pranë vendit të ngjarjes aktualisht ndodhen 25 efektivë zjarrfikës të repartit të Fierit, të cilët kanë shkuar në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërkohë që në këto ditë me temperatura të larta rreziku nga zjarret është shumë i madh.

zjarr ne fier

Sondazh

Poll