Bota

Zelenskyy: Rusia përdori pothuajse 70 raketa dhe gati 90 drone Shahed në vetëm 4 ditë

21 Korrik 2023, 08:58 Nga f.i
Zelenskyy: Rusia përdori pothuajse 70 raketa dhe gati 90 drone Shahed
foto ilustruese

UKRAINË- Rusia ka përdorur pothuajse 70 raketa të llojeve të ndryshme dhe pothuajse 90 drone Shahed gjatë vetëm katër ditëve gjatë sulmeve në qytetet ukrainase të  Odesa , Mykolaiv dhe komunitete të tjera jugore, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, raporton CNN.

"Sigurisht, ushtarët tanë arritën të rrëzonin disa nga raketat dhe dronët e armikut dhe falënderoj secilin prej mbrojtësve tanë të qiellit për këtë. Ukraina po punon me partnerët "sa më gjerësisht të jetë e mundur" për sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore që mund të ofrojnë siguri në Odesa dhe qytete të tjera në të gjithë vendin,"- tha Zelenskyy. 

 

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll