Bota

Osmani pret në takim Hovenier: Institucionet dhe SHBA synojnë shtensionimin në Veri

Siç ka njoftuar presidenca, është thënë se do të vazhdojë bashkërendimi i Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.

20 Korrik 2023, 21:50 Nga a.l
Osmani pret në takim Hovenier: Institucionet dhe SHBA synojnë
Jeffrey Hovenier dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Në fokus të bisedimeve ishte dialogu Kosovë-Serbi. 

Po ashtu është diskutuar edhe për shtensionimin e situatës në Veri të Kosovës. Siç ka njoftuar presidenca, është thënë se do të vazhdojë bashkërendimi i Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.

”Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin bisedoi për zhvillimet në vend, me fokus të veçantë në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët, duke e ditur që si institucionet tona ashtu edhe SHBA-të, kanë të njëjtin qëllim për shtensionimin e situatës në veri të vendit”, thuhet në njoftim. 

Qeveria e Kosovës ka ulur për 25 për qind praninë e forcave policore në ndërtesat komunale dhe është pajtuar të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri. Tensionet u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët.

 

 

 

jeffrey hovenier vjosa osmani

Sondazh

Poll