Bota

Atentat në Rusi! Vritet lideri komunist i rajonit prorus, u gjet nga gruaja afër kasafortës me shenja dhune

Ministria e Punëve të Brendshme të Transnistria njoftoi në faqen e saj të internetit se në trupin e tij janë gjetur shenja dhune.  Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tij në Sucleia, një fshat në rrethin Slobozia të rajonit separatist të Moldavisë të Transnistrisë.

20 Korrik 2023, 19:26 Nga a.l
Atentat në Rusi! Vritet lideri komunist i rajonit prorus, u gjet nga gruaja
Oleg Khorzhan

RUSI- Oleg Khorzhan, lideri i Partisë Komuniste të Transnistrisë, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij të hënën në mëngjes. Siç raportojnë mediat e huaja, Khorzhan u gjet i vdekur nga gruaja e tij pranë një kasaforte të hapur e cila ishte bosh. 

Ministria e Punëve të Brendshme të Transnistria njoftoi në faqen e saj të internetit se në trupin e tij janë gjetur shenja dhune.  Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tij në Sucleia, një fshat në rrethin Slobozia të rajonit separatist të Moldavisë të Transnistrisë.

Transnistria është një brez toke 249 milje në kufirin me Ukrainën. Ajo është e banuar nga rreth 470,000 njerëz dhe njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Moldavisë, por ka qenë nën kontrollin e separatistëve që nga viti 1992. 

oleg khorzhan

Sondazh

Poll