Bota

Vrau gruan e tij të sëmurë që ajo të mos vuante/ I moshuari rrezikon burg të përjetshëm, e bija kërkon në gjykatë që ta lirojnë: Kini mëshirë për të

Vajza e çiftit Lesley Cawthorne, 49 vjeç dhe nga Norëich, ka mbështetur të atin për atë që ai pretendon se ishte vetëvrasje e asistuar, duke thënë se nëna e saj kishte qenë e sëmurë me kancer në gjak dhe me dhimbje dhe vuajtje të tmerrshme.

20 Korrik 2023, 19:14 Nga a.l
Vrau gruan e tij të sëmurë që ajo të mos vuante/ I
Vajza e David Hunter

Vajza e një burri të akuzuar për vrasjen e gruas së tij të sëmurë shpreson që gjyqtarët të jenë të mëshirshëm me të,  ndërsa gjykata po përgatitej të jepte vendimin. 

David Hunter, 76 vjeç, është në gjyq në Qipro për vrasjen me paramendim të gruas së tij Janice, 74, e cila vdiq nga asfiksia në shtëpinë e çiftit pranë Paphos në dhjetor 2021, shkruajnë mediat e huaja. 

Vajza e çiftit Lesley Cawthorne, 49 vjeç dhe nga Norëich, ka mbështetur të atin për atë që ai pretendon se ishte vetëvrasje e asistuar, duke thënë se nëna e saj kishte qenë e sëmurë me kancer në gjak dhe me dhimbje dhe vuajtje të tmerrshme.

Nëse shpallet fajtor, i moshuari do të përballet me burgim të përjetshëm. A do e marrë parasysh gjykata kërkesën e të bijës për ta liruar? 

david hunter

Sondazh

Poll