Aktualitet

Gjykata e Lartë vendos më 25 korrik për Fredi Belerin

Kryetari i zgjedhur, por jo i betuar i Bashkisë së Himarës kërkon një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit me burg.

19 Korrik 2023, 13:09 Nga k.m.
Gjykata e Lartë vendos më 25 korrik për Fredi Belerin
Fredi Beleri

TIRANË- Gjykata e Lartë do të marrë në shqyrtim më 25 korrik kërkesën e Fredi Belerit për të ndryshuar masën e tij të sigurisë. Kryetari i zgjedhur, por jo i betuar i Bashkisë së Himarës kërkon një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit me burg. Kërkesë që më herët i është refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave. Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik. Për arrestimin e tij ka reaguar disa herë Athina zyrtare./Dosja.al

fredi beleri arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll