Plazh i Lirë/ Sekuestrohen 147 çadra dhe 294 shezlongë në Durrës, kishin zënë hapësirat publike
Foto nga operacioni DURRËS- 147 çadra dhe 294 shezlongë janë sekuestruar në Durrës, pasi ishin vendosur pa autorizim. ...
Po ashtu theksohet se në momentin që do të përfundojë raporti përfundimtar nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, KE-ja do të njoftoj për çdo masë të marrë në mënyrë që të mbrohyen interesat financiare të BE-së.
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka konfirmuar bllokumin e fondeve për bujqësinë nga Komisioni Evropian. Në një përgjigje për mediat delegacioni i BE-së thekson se fondet e BE-së janë ndërprerë pas një hetimi për korrupsion në qeverinë shqiptare, në lidhje me zbatimin e programit IPARD II. Po ashtu theksohet se në momentin që do të përfundojë raporti përfundimtar nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, KE-ja do të njoftoj për çdo masë të marrë në mënyrë që të mbrohyen interesat financiare të BE-së.
Përgjigja e Delegacionit të Bashkimit Evropian:
"Komisioni Evropian ka informuar qeverinë shqiptare se ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II. Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II. Komisioni Evropian nuk mund të komentojë mbi asnjë gjetje të mundshme të OLAF-it për zbatimin e programit IPARD II (2014-2020) në Shqipëri. Hetimi i OLAF-it vazhdon. Kur OLAF të dorëzojë raportin përfundimtar, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare dhe, bazuar në gjetjet e raportit, do të marrë çdo masë të mëtejshme të nevojshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian.”
Ditën e sotme u raportua në media se Komisioni Europian ka njoftuar qeverinë shqiptare për pezullimin e granteve për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre. Kjo u konfirmua më pas dhe nga vetë delegacioni i BE-së në Shqipëri.
Foto nga operacioni DURRËS- 147 çadra dhe 294 shezlongë janë sekuestruar në Durrës, pasi ishin vendosur pa autorizim. ...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria prej ditësh po përjeton temperatura ekstermisht të larta. Sipas meteoalb, termometri sot shë...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka denoncuar se po shkelet ligji në Komisionin për Edukimin dhe mjetet e Informimi...
Foto ilustruese Shqiptarët mendojnë se Shqipëria është shteti është më i korruptuar krahasuar me vendet e tjera t&e...
TIRANË- Një vilë 5-katëshe është shembur ditën e sotme në Tiranë me tritol. Vila u hdodh në er&eum...
Rrahman Rraja KRUJË- Policia e Shtetit ka zbarkuar në banesën e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Por duket se n...
Foto ilustruese TIRANË- Një 24-vjeçare është arrestuar në Tiranë ditën e sotme, ndërkohë që t...
Foto nga operacioni DURRËS- Një person është arrestuar ditën e sotme në Portin e Durrësit, për mos deklarim t&...
droga e sekuestruar ITALI- Agjentët e Guardia di Finanza të Bolonjës kanë vënë në pranga një shtetas shqi...
Pamje nga aksidenti GREQI- Zbardhen emrat e 5 shqiptarëve që humbën jetën ditën e djeshme në një aksident tragjik në...