Bota

U përdhunua, më pas e lanë me acid/ DETAJE nga vrasja horror e 15-vjeçares në Rusi

Tmerri i përjetuar nga Yaroslav Shikova në Perm, Rusi u zbulua kur një shofer treni e pa atë të braktisur në shina.

19 Korrik 2023, 09:47 Nga k.m.
U përdhunua, më pas e lanë me acid/ DETAJE nga vrasja horror e
Yaroslav Shikova

RUSI- Zbulohen detajet e vrasjes së një vajze 15-vjeçare, e cila u vra nga një bashkëmoshatar i saj. Tmerri i përjetuar nga Yaroslav Shikova në Perm, Rusi u zbulua kur një shofer treni e pa atë të braktisur në shina. Ajo ishte viktimë e përdhunimit dhe se më pas ishte hedhur lakuriq mbi shinat e trenit. Por jo vetëm kaq! 

Në trupin e saj ishte derdhur lëng kaustik, ose ndryshe acid. 

Ajo që vuri re edhe drejtuesi i trenit që gjeti 15-vjeçaren ishte se ajo kishte një acid në gojë dhe në zonën gjenitale.

“Ai ose ata që e dhunuan donin të hiqnin qafe gjurmët e tyre biologjike. Ajo kishte djegie në trup, krahë dhe këmbë. Lëkura e saj po zhvishej kur e vendosëm në barelë,”- tregoi ai.

Pasi u gjet nga drejtuesi i trenit, vajza 15-vjeçare u dërgua në spital ku duroi për 10 ditë para se të vdiste, por arriti që të zbulonte se kush ishte vrasësi i saj. Në pranga përfundoi 16-vjeçari Sergei Miniazev, nëna e të cilit është oficere burgu dhe babai polic, ndërsa dy të rinj të tjerë po merren në pyetje si të dyshuar.

yaroslav shikova rusi

Sondazh

Poll