Bota

Kaloi kufirin e Koresë së Veriut, identifikohet ushtari amerikan, BURIMI: Veprim i tij ishte i qëllimshëm

Incidenti ndodh në një kohë kur tensionet mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut janë intensifikuar.

18 Korrik 2023, 17:43 Nga a.l
Kaloi kufirin e Koresë së Veriut, identifikohet ushtari amerikan,
Ushtari

SHBA- Travis King është ushtari amerikan që kaloi kufirin në Korenë e Veriut. Lajmi është bërë më dije nga zyrtarët amerikan për mediumin CBS News. Një burim i tretë, një zyrtar i mbrojtjes, tha më vonë për CBS se ushtari kishte kaluar me dashje përtej kufirit. Motivi i tij mbetet i paqartë.

Incidenti ndodh në një kohë kur tensionet mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut janë intensifikuar. Komanda e OKB-së e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara dhe që mbikëqyr zonën, njoftoi në Tëitter se ushtari amerikan po bënte një vizitë turistike në fshatin kufitar Panmunjom. 

Në njoftim thuhet më tej se ai po mbahet aktualisht në paraburgim në Korenë e Veriut dhe se Komanda e OKB-së po punon me homologët koreano-veriorë për t’i dhënë zgjidhje incidentit. 

travis king

Sondazh

Poll