Aktualitet

“Nuk kisha ndërmend ta vrisja”, 45 vjeçari shqiptar del para gjykatës, kërkon kohë për të kërkuar falje

Por përmes avokatit të tij ka kërkuar një afat të ri për të përgatitur deklaratën dhe kërkesa e tij është pranuar. Ndaj tij është ngritur procedim penal për vrasje në gjendje të qetë si dhe armëmbajtje pa leje.

18 Korrik 2023, 11:24 Nga I.A

 

“Nuk kisha ndërmend ta vrisja”, 45 vjeçari shqiptar del
Shqiptari

 

GREQI- 45-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e bashkatdhetarit të tij 50-vjeçar, jashtë një karburanti, në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut ka dalë para gjykatës ditën e sotme. Protothema shkruan se i akuzuari është paraqitur në mëngjes në Gjykatën e Selanikut, ku do të kërkonte falje dhe do të merrte masën e sigurisë. Por përmes avokatit të tij ka kërkuar një afat të ri për të përgatitur deklaratën dhe kërkesa e tij është pranuar. Ndaj tij është ngritur procedim penal për vrasje në gjendje të qetë si dhe armëmbajtje pa leje.

Vrasja është kryer mesditën e së enjtes së kaluar, ndërsa 24 orë më vonë 45-vjeçari është vetëdorëzuar vullnetarisht në Polici, duke rrëfyer aktin e tij. Vetë ai, i marrë në pyetje nga oficerët e policisë së Departamentit të Krimeve Kundër Jetës së Selanikut, deklaruar ishte kërcënuar nga viktima, për shkak të mosmarrëveshjeve financiare.

“Nuk kisha ndërmend të vrisja. Më kërcënoi jetën dhe më sulmoi”, thuhet se i tha policisë, duke përshkruar skenën e vrasjes. 45-vjeçari baba i tre fëmijëve të mitur, ka dëshmuar se armën me të cilën ka kryer krimin e ka blerë për arsye mbrojtjeje, për shkak të kërcënimeve që pretendon se merrte. Pasi qëlloi dy herë 50-vjeçarin, ai është larguar nga vendi i krimit me makinën e tij dhe është nisur drejt Halkidikisë, nëpërmjet autostradës Selanik-Neon Moudania. Gjatë rrugës ai ka hedhur armën, ndërsa ka lënë mjetin në plazhin e Kalyves në Halkidiki.

selanik

Sondazh

Poll