Aktualitet

Panik në Sarandë! Shpërthejnë kabllot elektrike, banorët të frikësuar largohen nga shkëndijat (VIDEO)

Disa kabllo elektrike në Ksamil janë shkëputur dhe më pas ndodh shpërthimi i fuqishëm, që terrorizoi banorët e zonës.

18 Korrik 2023, 11:24 Nga f.i
Panik në Sarandë! Shpërthejnë kabllot elektrike,
foto ilustruese

SARANDË- Banorët dhe turistët e Sarandës ditën e djeshme kanë vuajtur mungesën e energjisë elektrike, si pasojë e një zjarri në nënstacionin elektrik. 

Në imazhet e publikuara nga rrjetet sociale të qytetit, shihet teksa një kabllo elektrik ka nisur të nxjerrë shkëndija në rrugë. Banorët dhe turistët iu shmangen shkëndijave teksa kalojnë rrugën. 

Gjithashtu edhe disa kabllo elektrike në Ksamil janë shkëputur dhe më pas ndodh shpërthimi i fuqishëm, që terrorizoi banorët e zonës. Pas ndërhyrjes së OSHEE-së, u mundësua rikthimi i energjisë elektrike në qytetin bregdetar, i cili është në mes të sezonit turistik.

sarande ksamil

Sondazh

Poll