Bota

Rrëzohet avioni në Poloni, 5 persona humbin jetën dhe 8 të plagosur

18 Korrik 2023, 11:18 Nga f.i
Rrëzohet avioni në Poloni, 5 persona humbin jetën dhe 8 të
pamje nga vendngjarja

POLONI- Një ngjarje ka ndodhur në Poloni, ku pesë persona humbën jetën, ndërsa 8 të tjerë u plagosën kur një avion u rrëzua pasditen e së hënës duke u përplasur me një hangar, raportojnë mediat e huaja.

Mësohet se aksidenti ajror ndodhi në Chrcynno, rreth 45 km në veriperëndim të Varshavës në Poloni, e cila është përfshirë nga moti i keq me stuhi. Gjithashtu trembëdhjetë persona ishin strehuar nga moti i keq po tek i njëjti vend.

Dyshohet se se shkak i mundshëm i përplasjes mund të jetë edhe moti i keq. Në vendngjarje janë dërguar katër helikopterë dhe 10 autoambulanca. Ekipet e shpëtimit thonë se tre persona ishin në bordin e avionit kur ai u përplas me hangarin prej hekuri të valëzuar.

poloni vdesin 5 persona

Sondazh

Poll