Bota

Lufta në Ukrainë/ Rusia: Ura e Krimesë është pjesërisht e hapur për makinat

Automjetet po përdornin një korsi të vetme të urës përtej ngushticës Kerç. Një çift pushues u vranë dhe vajza e tyre u plagos kur u sulmua ura.

18 Korrik 2023, 10:51 Nga I.A
Lufta në Ukrainë/ Rusia: Ura e Krimesë është
Ura

RUSI- Ura që lidh Rusinë me Krimenë është rihapur pjesërisht një ditë pasi u sulmua. Automjetet po përdornin një korsi të vetme të urës përtej ngushticës Kerç. Një çift pushues u vranë dhe vajza e tyre u plagos kur u sulmua ura.

Duke dënuar sulmin në urë si një akt terrorizmi, presidenti rus Vladimir Putin megjithatë u zotua se ushtria ruse do të përgjigjet. Ura e Kerçit u hap në vitin 2018 ku e cila mundëson udhëtimin rrugor dhe hekurudhor midis Rusisë dhe Krimesë, territori ukrainas i aneksuar nga Rusia në 2014 pas një referendumi të panjohur ndërkombëtarisht.
Linja hekurudhore paralele e urës nuk është dëmtuar. Ukraina nuk ka thënë zyrtarisht se ka sulmuar, por disa burime të sigurta thonë se ishin përdorur dronët me bazë uji.

Sulmi i ri është incidenti i dytë i madh në urën e Kerçit në vitin e kaluar. Në tetor ura u mbyll pjesërisht pas një sulmi dhe u rihap plotësisht në shkurt. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova akuzoi Ukrainën për sulmimin e urës së Kerçit me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, por nuk dha asnjë provë për të mbështetur pohimet.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll