Aktualitet

16 doza heroinë në banesë gati për shitje, arrestohet 35-vjeçari në Korçë

Prangosja e tij është bërë mbrëmjen e djeshme, teksa 35-vjeçari ishte në afërsi të banesës së tij, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur 16 doza heroinë.

18 Korrik 2023, 11:02 Nga k.m.
16 doza heroinë në banesë gati për shitje, arrestohet
Pamje nga aksioni

KORÇË- Një 35-vjeçar, i identifikuar si E. Selima është arrestuar nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike në qytetin e Korçës. Prangosja e tij është bërë mbrëmjen e djeshme, teksa 35-vjeçari ishte në afërsi të banesës së tij, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur 16 doza heroinë.

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Korçë/ Vijojnë operacionet policore për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të drogave të forta. Finalizohet operacioni policor i koduar "Night sales 4". Posedonte në banesë dhjetëra doza të lëndës narkotike heroinë, me qëllim shitjen, vihet në pranga 36-vjeçari. Sekuestrohet një automjet që ky shtetas e drejtonte pa leje drejtimi dhe dyshohet se e përdorte për shpërndarjen e lëndës narkotike. Sekuestrohen edhe dozat e heroinës që u gjetën në banesë, bashkë me 2 celularë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Night sales 4", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: - E. S., 36 vjeç, banues në Korçë. Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se ky shtetas ushtronte veprimtarinë e paligjshme të prodhimit e shitjes së narkotikëve, shërbimet e Policisë lokalizuan automjetin tip "Audi" me të cilin po lëvizte 36-vjeçari. Gjatë verifikimit të kryer rezultoi se shtetasi E. S. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në dhjetëra doza, që dyshohet se sigurohej nga ky shtetas, me qëllim shitjen. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 2 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

korce operacioni night sales 4

Sondazh

Poll