Bota

VIDEO- Pamje nga zjarret në kryeqytetin grek, Athina vijon "luftën" me flakët

Autoritetet raportojnë se 65 makina zjarrfikëse dhe 283 zjarrfikës ndodhen në zonë duke punuar për shuarjen e flakëve. 

18 Korrik 2023, 10:34 Nga f.i
VIDEO- Pamje nga zjarret në kryeqytetin grek, Athina vijon
pamje nga vendngjarja

GREQI- Temperaturat ekstreme të shënuara në rajon, kanë bërë që Greqia prej dy ditësh të përfshihet nga flakët. Në videon e siguruar nga mediat e huaja shihet se si flakët janë përhapur në gjithë vendin, ku raportohet për disa banesa të djegura dhe dhjetëra persona të dërguar në spital të cilët kanë probleme me frymëmarrjen.

Zjarret kanë prekur transportin në disa zona, me policinë e detyruar të mbyllë pjesë të autostradës kombëtare Athinë-Korinth. Disa shërbime të trenave gjithashtu janë ndërprerë.

Autoritetet raportojnë se 65 makina zjarrfikëse dhe 283 zjarrfikës ndodhen në zonë duke punuar për shuarjen e flakëve. 

zjarret ne greqi

Sondazh

Poll