Politike

"Ju të gozhdoni!"/ Deputeti i PS kritika për projektligjin për studentët e Mjekësisë: Duhet të ishte ndryshe, por si pjesë e mazhorancës do ta votoj…

Eduart Ndreca tha se studentët kanë të drejtë dhe se i "gozhdojnë" me argumenta, por shtoi se sërish ai do ta votojë "pro".

18 Korrik 2023, 11:19 Nga k.m.
"Ju të gozhdoni!"/ Deputeti i PS kritika për projektligjin
Eduart Ndreca

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndreca nuk i ka fshehur kritikat e tij për projektligjin e përgatitur për të mbajtur diplomën e studentëve të Mjekësisë për 5 vite pas diplomimit. Në fjalën e tij në Komisionin e Edukimit, Ndreca tha se studentët kanë të drejtë dhe se i "gozhdojnë" me argumenta, por shtoi se sërish ai do ta votojë "pro".

"Ne na thuhet se ka pasur dy tryeza konsultimi me studentët, të cilat ju i mohoni. Fakti që këtu na vijnë disa studentë dhe na thonë që mungon diskutimi, ne atëherë duhet ta besojmë këtë dhe nuk kemi pse ta fshehim. Qeveria nuk e ka marrë këtë nismë thjesht për të bërë një projektligj, Ministria e Arsimit duhet të zgjidhë në raport me ju, që tju bindë me kushtet që ju kërkoni për të qëndruar. Unë e kam kundërshuar, ia kam thënë dhe ministres, që dua që ditën që fëmija im të diplomohet, ta shoh me diplomën në dorë.

Gjithçka që ka ardhur në këtë pikë, është për shkak të një mungese diskutimi mes palëve, fajin për të cilën e ka Ministria e Arsimit. Do vijë koha që ne të marrim të njëjtat masa, për inxhinierët, mësuesit, nëse nuk krijojmë kushte të përshtatshme punësimi, duke nisur me pagesat. Unë do ta votoj projektligjin si pjesë e mazhorancës, por do ta votoj me bindjen se nuk po bëj krejtësisht gjënë e duhur.

Ka shumë raste që ju të gozhdoni. Ajo që unë iu bëj thirrje është që gjuhën fyese ndaj institucioneve duhet që të shmangni. Ata që e kanë hartuar këtë ligj janë specialiste të mirëfilltë...mund të jenë edhe socialistë. Ndoshta janë nxituar dhe nuk kanë marrë kontakt me grupin e prekur të interesit. është e logjishme që ju të dëgjoheni për gjithçka që thoni. Pastaj...,"-tha Ndreca në fjalën e tij.

Studentët që do të zgjedhin të studiojnë për Mjekësi këtë vit do të jenë përballë një zgjedhjeje. Përtej viteve të shkollës, do të duhet që të punojnë edhe 5 vite për të marrë diplomën. Në të kundërt do të duhet që të paguajën tarifën më shumë se të tjerët. tudentëve që janë aktualisht në sistem, do tu ofrohet edhe mundësia që nëse nuk janë dakord të nënshkruajnë marrëveshjen, të paguajnë sa ç’është kostoja reale e çdo viti akademik, sigurisht për vitet e mbetura akademike, jo për vitet që tashmë kanë kaluar. Gjithashtu nëse pas mbarimit të shkollës, për një vit studentët nuk do të gjejnë punë, do të mund të tërheqin dokumentin e diplomës para kohe.

eduart ndreca projekligji per studentet e mjekesise diplomat e mjekesise

Sondazh

Poll