Art&Argëtim

‘Gjeni vend tjetër për t’u shfryrë’, Ardit Gjebrea i acaruar pas sherrit me komentuesin: Mirëpres kritikat, por jo ci

15 Tetor 2019, 06:01 Nga DOSJA

TIRANË- Menjëherë pas sherrit me një nga komentuesit në rrjetet sociale, moderatori i mirënjohur Ardit Gjebrea ka reaguar përmes një postimi në Instastory.

Gjebrea u sulmua keq nga një komentues në lidhje me realizimin e “Këngës Magjike”, ku komentuesi shprehej se e gjitha është një abuzim, dhe se këngëtarët e rinj nuk trajtohen ashtu si ato “Big”.

Ai është kundërpërgjigjur menjëherë këtij komentuesi ku i shkruante se nuk lejoj te thoni diçka jo të drejtë e të pavërtetë pasi në Këngën Magjike nuk ka abuzime.

Në postimin e tij, në përgjigje të gjithë atij debati për të cilin u përfol edhe në mediat rozë, kantautori i njohur thotë se mirpres çdo kritikë, por jo ironi dhe komente ofensive.

“Kritikat në faqen time janë të mirëpritura, por jo cinizmi, ironia dhe komentet ofensive. Ndaj kushdo që nuk e pranon këtë, më mirë të gjejë një vend tjetër për tu shfryrë. A ka mundësi të jemi pa helme, për aq sa do jemi? Një ditë të mbarë ju uroj!”-shkruan Gjebrea.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ardit gjebera kënga magjike sherri me komentuesit ardit gjebera kënga magjike sherri me komentuesit

Sondazh

Poll