Art&Argëtim

U martua me miss-in shqiptar, aktori tuk Tolgahan shpreh adhurimin: Djali im është gjysëm shqiptar, kjo është edhe toka ime

14 Tetor 2019, 18:25 Nga DOSJA
U martua me miss-in shqiptar, aktori tuk Tolgahan shpreh adhurimin: Djali im

PRISHTINË- Aktori i famshëm turk, njëkohësisht dhe bashkëshorti i bukuroshes shqiptare Almeda Abazi, Tolgaha Sayisman, ka qënë i ftuar këtë javë për të dhënë një interviste për ‘Prive’, në Prishtinë.

Gjatë intervistës ai foli kryesisht për familjen e sidomos për djalin e tij të quajtur Efehan.

Tolga tha se Efehan është gjysëm shqiptar,e për këtë arsye ai nuk ndihet aspak i huaj sa herë që viziton trojet shqiptare.

 Ai tha se së bashku me Almedën, e vizitojnë shpesh Tiranën, e do fillojnë të shkojnë shpesh edhe në Prishtinë.

“Është diçka shumë e bukur që gruaja ime është shqiptare nga Tirana. Për shkak të kësaj, edhe djali im është gjysmë shqiptar. Unë nuk ndihem i huaj këtu. Kjo është edhe toka ime. Në Tiranë shkoj shumë shpesh, shpresoj që në vijim edhe vizitat në Kosovë të jenë të shpeshta”, u shpreh Tolga.

Gjatë intervistës, Tolga foli edhe për projektin e tij më të ri , serialin e titulluar ‘ Kampion’ duke thënë, se shpreson që ky serial të transmetohet edhe në Shqipëri.

Burimi: Prive

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz almeda abazi tolgahan almeda abazi tolgahan

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Tetor 2019, 17:00

TIRANË– Këngëtarja Barbana Dini  do të publikojë nesër këngën e nisur me vëllanë e saj, Ergi Dinin, i cili u nda nga jeta tre vite më parë.Nesër këng...