Art&Argëtim

Historia qesharake e qokave të dasmës midis Bleros dhe Sinan Hoxhës

14 Tetor 2019, 19:18 Nga DOSJA
Historia qesharake e qokave të dasmës midis Bleros dhe Sinan

PRISHTINË – I ftuar në emisionin ‘Prive’ në Prishtinë, këtë herë duket se ka qënë këngëtari i njohur Blero.

Ndër të tjerave Blero është pyetur për ceremoninë e dasmës së tij, ku sigurisht nuk mund të mungonte pyetja se cili prej të ftuarve ka hedhur qokën më të madhe.

Në përgjigje të pyetjes, Blero ka treguar një histori qesharake, e cila ka si personazh kryesor këngëtarin Sinan Hoxha.

Kjo është dasma e dytë e Bleros, por historia e qokave me Sinanin, nis që në dasmën e tij të parë.

Sinan Hoxha i hodhi Bleros në dasmën e tij të parë, plot 1000 euro.

Më pas Blero në dasmën e Sinanit dhe Andrrës, i hodhi mikut të tij 1001 euro, në formë shakaje për ti kthyer qoken.

Por nuk mbaroi me kaq, pasi gjatë dasmës së dytë të Bleros, të bërë kohët e fundit Sinani mesa duket nuk e ka harruar historinë, pasi i hodhi atij 1005 euro.

Shpresojmë që dasma e Sinanit dhe Andrrës të zgjasë, dhe Blero mos të jetë i detyruar t’ja kthejë qokën Sinanit.

Burimi:ICON

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz blero sinan hoxha blero sinan hoxha

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Tetor 2019, 17:00

TIRANË– Këngëtarja Barbana Dini  do të publikojë nesër këngën e nisur me vëllanë e saj, Ergi Dinin, i cili u nda nga jeta tre vite më parë.Nesër këng...